Ndërlidhjet

BRUKSEL


Një zyrtar i lartë iranian tha sot se bisedimet ndërmjet Iranit dhe Bashkimit Evropian për programin bërthamor të Teheranit janë edhe më të vështira se më parë, dhe se gjasat për sukses dhe deshtim janë të barabarta. Hosein Musavi tha se nuk ka "garanca për arritjen e një marrëveshjeje".
Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, do të takohen të mërkurën në Gjenevë, me kryenegociatorin iranian Hassan Rowhani, në përpjekje për t'i rifilluar bisedimet.
XS
SM
MD
LG