Ndërlidhjet

logo-print

AARE/SUEDI


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer deklaroi se zgjidhja për statusin e ardhshëm të Kosovës "shumë varet nga vlerësimi për zbatimin e standardeve dhe bisedimet e mundshme për statusin e ardhshëm".
Në konferencën për shtyp në mbledhjen e ministrave të vendeve anëtare dhe zyrtarëve të lartë të NATO-s, Scheffer tha se për momentin nuk mund të thotë asgjë se çfarë do të jetë statusi i ardhshëm i Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm tha se roli i NATO-s dhe i KFOR-it në Kosovë është që të "krijojnë kushte të duhura për procesin aktual politik".
"Një sfidë për të gjithë ne mbetet Ballkani. Në Kosovë ka edhe shumë për t'u bërë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut para fillimit të bisedimeve për statusin final", tha de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG