Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Dhoma e Përfaqësuesve, e cila dominohet nga Republikanët, votoi për shtimin e fondeve për hulumtimet në fushën e qelizave embrionale, përkundër kërcënimeve me veto nga presidenti amerikan, kurse ligji tash do të diskutohet në Senat.
Presidenti George Bush e ka kritikuar ligjin, meqë sipas tij, ai do t'i tejkalojë kufijtë e etikës.
"Dhoma e Përfaqësuesve e shqyrton ligjin që i shkel standardet e qarta, të cilat i kam përcaktuar para 4 vjetësh. Ligji mund të bëjë ta tejkalojmë kufirin etik, duke shkatërruar jetën e njeriut", tha presidenti Bush.
Kritikët tjerë thonë se kërkimet në fushën e qelizave embrionale nuk janë etike, por mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të Alzheimer-it dhe diabetit.
XS
SM
MD
LG