Ndërlidhjet

PRAGË


UNMIK-u nuk ka arritur progres në sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për krimet e motivuara etnikisht, thuhet mes tjerash në raportin e "Amnesty International", në pjesën për Kosovën. Raporti për vitin 2005 thekson se trafikimi i femrave dhe fëmijëve ende mbetet shqetësim serioz, kurse shkalla e arrestimeve dhe përndjekjeve të trafikantëve është relativisht e ulët.
Ndërkaq, në pjesën për Serbinë dhe Malin e Zi, organizata për të drejtat e njeriut thotë se bashkëpunimi i Tribunalit të Hagës me Beogradin është përkeqësuar, pasi autoritetet kanë dështuar t'i dorëzojnë të akuzuarit për krime lufte, që besohet se janë në Serbi. "Amnesty International" gjithashtu thotë se romët në Serbi vazhdojnë të privohen nga shumë të drejta themelore.
XS
SM
MD
LG