Ndërlidhjet

KAIRO


Egjiptianët po votojnë sot për amandamentin e Kushtetutës i cili do të lejojë zgjedhje garuese presidenciale për herë të parë në historinë e këtij vendi. Presidenti Hosni Mubarak ishte ndër të parët që ka hedhur votën e tij. Ai ka bërë thirrje për zgjedhje presidenciale shumë-kandidatëshe. "E kërkova këtë ndryshim në Kushtetutë sepse është përgjegjësi e imja që si president i vendit të respektoj dëshirën e qytetarëve për të zgjedhur atë që duan t'i qeverisë. Kjo do të na çojë më afër demokracisë", tha Mubarak.
Deri tani, presidenti në Egjipt është emëruar nga parlamenti dhe pastaj është zgjedhur pa kundërshtar në referendum.
XS
SM
MD
LG