Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, kanë biseduar sot në Gjenevë, me kryenegociatorin iranian, Hassan Rowhani, për zgjidhjen e mospajtimeve mbi programin bërthamor të Teheranit. Pas tri orë bisedimesh, sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw, tha se këto tri vende do t'i japin Iranit një plan, deri në fund të korrikut ose fillim të gushtit. Ai tha gjithashtu se Irani ka rikonfirmuar vendosmërinë që të mos zhvillojë armë bërthamore.
Kryenegociatori Rowhani ndërkaq, shprehu optimizmin e tij që shumë shpejt të arrihet një marrëveshje. "Bazuar në atë çka biseduam sot, ne besojmë se brenda një kohe të arsyeshme do të mund të arrijmë marrëveshje", tha Rowhani.
XS
SM
MD
LG