Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Organizata Botërore e Tregtisë është pajtuar sot që t'i lejojnë Iranit fillimin e negociatave për anëtarësim. Zyrtarët e OBT-së thanë se Shtetet e Bashkuara, që e kishin bllokuar më përpara kërkesën e Iranit, nuk bënë vërejtje. Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Mohammed Reza Alborzi, e ka mirëpritur vendimin. "Ishte një vendim që është pritur shumë gjatë, dhe është pozitive që u mor sot. Ai do të hapë një derë të re për bashkëpunimin tregtar ndërmjet Iranit dhe bashkësisë ndërkombëtare", tha Alborzi.
XS
SM
MD
LG