Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet sot edhe gjendja në Kosovë, duke u përqëndruar në përmbushjen e standardeve. Shefi i UNMIK-ut do të paraqesë raportin e tij mbi zhvillimet në vend, ku besohet se do të theksohen arritjet e bëra në Kosovë drejt përmbushjes së standardeve si kusht për hapjen e bisedimeve për statusin gjatë këtij viti. Raporti i sotëm është pjesë e diskutimeve çdo tre muaj të gjendjes në Kosovë. Sipas përfaqësuesit të Greqisë, vend anëtar i Këshillit të Sigurimit, gjatë diskutimit do të vihen në dukje dhe "shqetësimet rreth gjendjes së sigurisë", "pranisë së elementëve ektremistë" si dhe do kërkohet të nxitet dialogu Prishtinë - Beograd.
Ndërkaq zëdhënësi i kryetarit Rugova në prag të takimit të sotëm ka komentuar se "ky takim i Këshillit të Sigurimit duhet t'i hapë rrugën proçesit që do çojë drejt pavarësisë së Kosovës".
XS
SM
MD
LG