Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka filluar takimi në të cilin do të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë, përkatësisht për shkallën e përmbushjes së standardeve. Shefi i UNMIK-ut, Jessen-Petersen, do të paraqesë raportin e tij mbi zhvillimet në vend, në të cilin besohet se do të theksohen arritjet e bëra në Kosovë drejt përmbushjes së standardeve, si kusht për hapjen e bisedimeve për statusin, gjatë këtij viti. Raporti i sotëm është pjesë e diskutimeve çdo tre muajshe të gjendjes në Kosovë. Zëdhënësi i presidentit Ibrahim Rugova, ka komentuar se "ky takim i Këshillit të Sigurimit, duhet t'i hapë rrugën procesit që do çojë drejt pavarësisë së Kosovës".
XS
SM
MD
LG