Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, do ta emërojë ambasadorin e Norvegjisë në NATO, Kai Eide, të dërguar për Kosovën, me qëllim të përgatitjes së një vendimi nëse Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë, ka thënë një diplomat i lartë i NATO-s.
Kai Eide, ekspert për Ballkanin dhe ish-përfaqësues i Kombeve të Bashkuara në Bosnjë, do të emërohet në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit ose në fillim të javës së ardhshme, ka thënë diplomati, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.
XS
SM
MD
LG