Ndërlidhjet

BERLIN


Parlamenti gjerman sot i dha miratimin e fundit Kushtetutës së Bashkimit Evropian. Votimi në dhomën e lartë, Bundesrat, pasoi ratifikimin e dokumentit nga Bundestagu, dy javë më parë. jermania është vendi i nëntë që ratifikoi Kushtetutën, e cila duhet të miratohet nga 25 vendet anëtare të bllokut. Ministri i jashtëm Joschka Fischer tha se votimi nga ana e Parlamentit gjerman ishte "shenjë" për francezët që ta përkrahin Kushtetutën në referendumin e së dielës. "Sot është ditë e rëndësishme për Gjermaninë sepse e ratifikuam Kushtetutë, dhe shpresoj se kjo shenjë do të ndikojë në Francë", tha Fischer.
XS
SM
MD
LG