Ndërlidhjet

SEUL


Koreja e Veriut ka hedhur poshtë informacionet se vendi po përgatitet për një provë të re bërthamore, duke i cilësuar ato si "fabrikime" të Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni ka bërë të ditur se informacionet e ardhura nga satelitët spiunë flasin për aktivitete të shtuara në disa rajone, që lënë vend për të dyshuar se Penjani përgatitet për një provë të tillë. Koreja e Veriut ka deklaruar se ka armë të tilla dhe është tërhequr nga bisedimet për zgjidhjen e krizës bërthamore.
XS
SM
MD
LG