Ndërlidhjet

FIRENCE


Kreu i Bashkimit Evropian kundër terrorizmit, Gijs de Vries, ka ngritur shqetësimin e rritjes së rrezikut nga sulmet terroriste biologjike, kimike ose bërthamore. Në konferencën mbi terrorizmin që po mbahet në Firence të Italisë, Vries tha se zyrtarët e sigurisë ndërkombëtare duhet ta marrin "shumë seriozisht" këtë rrezik. Ai kërkoi që të forcohen masat ligjore kundër rritjes së kërcënimeve nga sulmet jokonvencionale të grupeve terroriste.
XS
SM
MD
LG