Ndërlidhjet

NJU JORK


Kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka rekomanduar që këtë verë të bëhet vlerësimi, i cili do ta hapte procesin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
Jessen-Petersen i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës kanë bërë progres të qartë drejt vendosjes së një demokracie shumëetnike. "Ne ndjejmë se autoritetet në Kosovë dhe sidomos qytetarët, e kanë kuptuar nevojën e zbatimit të standardeve, dhe kanë bërë përpjekje që t'i plotësojnë të drejtat e pakicave", tha Jessen-Petersen.
Shefi i UNMIK-ut gjithashtu shprehu shqetësime se numri i të kthyerve nga radhët e minoriteteve është i vogël, por ai tha se zgjidhja e statusit të Kosovës do ta përmirësonte kthimin dhe perspektivat e ekonomisë.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Beogradit, Nebojsha Çoviq, i tha Këshillit të Sigurimit se është i anshëm raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi progresin e bërë në Kosovë. Ai tha se kushtet e sigurisë për pakicat mbeten të pakta, dhe theksoi se rruga më e mirë për zgjidhjen e statusit të Kosovës është dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG