Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës është shprehur e kënaqur nga vlerësimi që i është bërë përmbushjes së standardeve sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zyrtarët e qeverisë e kanë vlerësuar lart raportin e shefit të UNMIK-ut, Petersen, dhe përcaktimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Annan, për emërimin e një të dërguari të posaçëm për vlerësimin gjithëpërfshirës të standardeve, që këtu kuptohet si një fazë kalimtare drejt procesit të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës. Në një prononcim për Evropën e Lirë, zëdhënësi i qeverisë, Daut Dauti tha se një paraqitje çfarë ishte ajo e shefit të UNMIK-ut, dhe e anëtarëve të tjerë të KS-së, kryesisht është pritur nga qeveria. "Në qeverinë e Ksovës dhe në të gjitha institucionet është bërë një aktivitet jashtëzakonisht i madh dhe siç duket kjo është shpaguar mirë pasi që sot ka pasur një vlersëim të denjë nga të gjithë anëtarët e KS-së", tha zoti Dauti.
XS
SM
MD
LG