Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Të paktën 19 njerëz janë vrarë dhe mbi 65 janë plagosur nga një sulmues vetëvrasës, në një vend të shenjtë në Islamabad. Shpërthimi ka ndodhur derisa qindra besimtarë ishin mbledhur në festivalin vjetor të Bahri Imamit.
"Në festivalin e Bahri Imamit, që është mbrojtësi i Islamabadit, ishin mbledhur besimtarë shiitë dhe sunitë. Shpërthimi ndodhi pasi kishin filluar lutjet", tha një nga organizatorët e festivalit, që ishte në vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG