Ndërlidhjet

logo-print

BUKURESHT


Prokurorët thanë sot se rrëmbimi i gazetarëve në Irak ishte organizuar në Rumani, nga shoqëruesi i tyre irakiano-amerikan dhe një biznesmen sirian. Një Gjykatë në Bukuresht ka lëshuar sot një urdhër arresti për shoqëruesin e tre gazetarëve, të liruar ditë më parë nga rrëmbyesit në Irak. Mohamed Munaf vazhdon të mbahet nën hetime nga forcat amerikane në Bagdad. Lidhur me rrëmbimin, sot në mëngjes është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Omar Hayssam, i cili e kishte sponzoruar udhëtimin e gazetarëve.
XS
SM
MD
LG