Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtarë të institucioneve të Kosovës i kanë vlerësuar përgjithësisht pozitive diskutimet e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, dhe kanë vlerësuar se hyrja në fazën e vlerësimit të thellësishëm të standardeve, është një rrugë drejt përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, i cili sipas zyrtarëve në Prishtinë është pavarësia.
Muhamed Hamiti, zëdhënës i presidentit Ibrahim Rugova, tha për radion "Evropa e Lirë" se "sesioni i djeshëm i Këshillit të Sigurimit u përshkua nga debatet e baraspashuara dhe vlerësime përgjithësisht pozitive. Shumica e pjesëmarrësve e kanë njohur përparimin e bërë në Kosovë, ndërsa përfaqësuesi i Beogradit si zakonisht dukej jashtë kohe", tha Hamiti.
Edhe Qeveria në Prishtinë u shpreh e kënaqur nga vlerësimi që iu bë përmbushjes së standardeve.
"Në Qeverinë e Kosovës dhe në të gjitha institucionet është bërë një aktivitet jashtzakonisht i madh, dhe siç duket kjo u shpagua mirë, pasi që kishte vlerësim të denjë nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit", tha zëdhënësi Daut Dauti në një prononcim për radion "Evropa e Lirë".
XS
SM
MD
LG