Ndërlidhjet

PEKIN


Rreth 100 familjarë të viktimave të masakrës së vitit 1989 në Sheshin Tiananmen, kanë nënshkruar një letër të përbashkët, në të cilën i bëjnë thirrje Partisë Komuniste të kërkojë falje për vrasjen e atyre që protestuan për demokracinë.
Letra e hapur, të cilën anëtarët e familjeve ia dërguan presidentit Hu Jintao, u shkrua në prag të 16 vjetorit të masakrës së 4 qershorit.
Në letrën thuhet gjithashtu se kërkesat e qeverisë kineze që Japonia të kërkojë falje për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore janë të pakuptimta, sepse udhëheqësit kinezë nuk kanë kërkuar falje për krimet e Partisë Komuniste të tyre.
XS
SM
MD
LG