Ndërlidhjet

PARIS


Votuesit jashtë Francës kanë filluar votimin në referendumin për Kushtetutën e Bashkimit Evropian.
Vendvotimet e para sot u hapën në dy ujdhesat franceze në brigjet e Kanadasë. Në territoret e tjera, votimet do të fillojnë më vonë, kurse në Francë, votuesit do ta thonë fjalën e tyre nesër. Franca ka rreth 2 milionë shtetas jashtë vendit.
Sidoqoftë, anketimet e fundit treguan një rënie të përqindjes së kundërshtarëve të Kushtetutës. Kundërshtarët thonë se Kushtetuta e cënon sovranitetin e Francës dhe do ta rrisë papunësinë.
XS
SM
MD
LG