Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka përsëritur në fjalimin e tij javor në radio se forcat amerikane do të largohen nga Afganistani dhe Iraku, menjëherë sapo forcat ushtarake të këtyre vendeve të jenë të afta të ofrojnë siguri.
"Popujt e Irakut dhe Afganistanit janë të vendosur të sigurojnë lirinë e tyre dhe ne do t'i ndihmojmë. Ne po aftësojmë trupat afgane dhe irakiane në mënyrë që ato të luftojnë armikun, të mbrojnë vendet e tyre dhe trupat tona të kthehen me nderin që i takon", tha Bush. Shtetet e Bashkuara kanë 150 mijë trupa në Irak dhe 18 mijë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG