Ndërlidhjet

PARIS


Në Francë ka filluar votimi për referendumin rreth miratimit të Kushtetutës evropiane. Kushtetuta duhet të miratohet nga 25 vendet anëtare në mënyrë që të hyjë në fuqi. Anketat e opinionit në Francë flasin për një epërsi të kundërshtarëve të kushtetutës, të cilët e shohin atë si një model ekonomik shumë liberal dhe që vendos interesat e tregut përpara atyre sociale.
Mendohet se rezultati i votimit në Francë do ndikojë dhe në vendet e tjera evropiane, veçanërisht në Hollandë, ku një referendum i ngjashëm do mbahet pas pak ditësh. Megjithatë Ministri i Jashtëm hollandez, Ben Bot ka hedhur poshtë ndikimin e votës franceze.
"Ditëve të fundit mbështetësit e jo-së për kushtetutën kanë humbur terren, duke forcuar ndjeshëm pozitat e atyre që do votojnë pro kushtetutës evropiane, krahasuar me pak ditë më parë. Por edhe nëse nuk kalon kushtetuta në Francë, jam shumë i sigurt se hollandezët nuk do të ndikohen nga vota franceze", tha Bot.
XS
SM
MD
LG