Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Në Liban kanë filluar votimet për zgjedhjet parlamentare, të parat zgjedhje që po mbahen në afro 30 vjet pa praninë e trupave siriane.
Këto votime vijnë pas vrasjes më 14 shkurt të ish kryeministrit Rafik Hariri, çfarë pasoi me protesta masive dhe presion ndërkombëtar që çoi në largimin e trupave siriane nga Libani.
Saad al Hariri, i biri ish kryeministrit të vrarë, që po kandidon në këto zgjedhje, ka deklaruar se vota e sotme është votë për bashkimin.
"Kjo do të thotë shumë për ne, pasi im atë gjithmonë donte ta shihte Bejrutin e bashkuar. Dhe sot do të kemi një votë për unitetin, të cilin e synojnë libanezët. Në listën e votimit janë shumë parti që na janë bashkangjitur dhe ky është uniteti i vërtetë", tha Saad al Hariri.
XS
SM
MD
LG