Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku pesë irakianë kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve në pjesë të ndryshme të vendit. Ndërkaq nga një bombë ka humbur jetën dhe një ushtar amerikan. Gjatë ditës pritet që forcat irakiane të nisin një operacion masiv kundër kryengritësve. Ky aksion përfshin krijimin e një kordoni me pika kontrolli rreth Bagdadit, në mënyrë që të sigurojë qetësinë në kryeqytetin e vendit. Mbi 40 mijë forca irakiane të mbështetur dhe nga ushtarët amerikanë do të marrin pjesë në këtë aksion.
XS
SM
MD
LG