Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Irani ka kërkuar nga Pakistani që të japë shpjegime lidhur me një deklaratë të presidentit Pervez Musharaf, për mediat gjermane, se "Irani po kërkon të ketë bombë bërthamore".
Ministria e Jashtme e Iranit ka shtuar se beson që deklaratat e Musharafit janë keqinterpretuar për të theksuar se i takon vetëm Iranit të flasë për synimet e veta.
Pakistani ka pranuar publikisht se një rrjet klandestin i drejtuar nga shkencëtari dhe babai i bombës bërthamore pakistaneze Abdul Qader Khan, i ka shitur Iranit teknologji bërthamore.
XS
SM
MD
LG