Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD/DUBAI/UASHINGTON


Forcat e sigurisë së Irakut e kanë filluar sot një operacion, në të cilin marrin pjesë 40 mijë pjesëtarë të këtyre forcave, që ka për qëllim kërkimin e kryengritësve. Siç raporton agjencia Reuters, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut ka thënë se ky operacion synon "shkatërrimin e infrastrukturës së terroristëve". Ndërkaq, në një kumtesë në internet, që i atribuohet liderit të rjetit al-Qaeda në Irak, Abu Musab al-Zarqawi, thuhet se ai po i udhëheq kryengritësit kundër operacionit të forcave qeveritare të Irakut. Nuk ishte e mundur të vërtetohet autenticiteti i kësaj kumtese, që është e fundit në vargun e kumtesave kundërthënëse lidhur me Abu Musab al-Zarkawin. Së pari ishte thënë se ai ishte i plagosur, ndërsa më vonë se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po i udhëhiqte kryengritësit në Irak. Më herët gjatë ditës, zyrtari i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara, Richard Myers tha në Uashington se ai beson se Zarkawi ishte i plagosur.
XS
SM
MD
LG