Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria e Izraelit ka vendosur sot që ti liroj 400 të burgosur palestinezë. Më herët ishin liruar 500 të burgosur. Ky veprim është pjesë e Marrëveshjes paqësore në Lindjen e Mesme, që ishte arritur në takimin ndërmjet kryeminsitrit, Ariel Sharon dhe liderit palestinez, Mahmoud Abbas, në shkurt të këtij viti në Egjipt. Marrëveshja përfshinë ndaljen e dhunës, dorëzimin e pesë qyteteve të Bregut Perëndimor tek autoritetet palestineze dhe lirimin e 900 të burgosurve. Kjo marrëveshje ka reduktuar dhunën por shenjat e konfliktit u panë edhe sot kur tre palestinezë u vranë në dy incidente në Gazë. I pari u vra derisa po shtinte kundër izraelitëve, ndërsa dy të tjerët nga materjet shpërthyese që i kishin në dorë.
XS
SM
MD
LG