Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Sot në Bruksel u shënua 20 vjetori i tragjedisë në stadiumin futbollistik, Hejsel, me ç'rast patën humbur jetën 39 vetë. Në këtë përkujtim morën pjesë autoritetet dhe simpatizuesit nga Britania, nga Italia dhe nga Belgjika. Në këtë incident tragjik të dhunës, para njëzet vjetësh, kishin humbur jetën 33 dashamirë të klubit italian të futbollit, Juventus dhe 6 persona të tjerë kur dhuna, e shkaktuar nga huliganët e Liverpulit, kishte kapluar stadiumin Hejsel, para fillimit të finales së Kupës së Kampionëve në vitin 1985.
XS
SM
MD
LG