Ndërlidhjet

PARIS


Në referendumin e mbajtur dje, votuesit në Francë e kanë refuzuar Kushtetutën e Bashkimit Evropian. Sipas rezultateve të para zyrtare të pjesës më të madhe të votave të numruara, 55% kanë votuar kundër. Presidenti francez, Jacques Chirac tha mbrëmë se ky përfundim ka "krijuar një kontekst të vështirë për mbrojtjen e interesave të Francës në Evropë". Ai tha se da ta respektoj vullnetin e votuesve francezë dhe se së shpejti mund të priten ndryshime në qeverinë e Francës. Mëtutje zotit Chirac tha:
-Të nderuar bashkëkombas, gjatë këtij debati ju poashtu keni shprehur brengat dhe shpresat tuaja. Do të përpiqen ti përgjigjem kësaj duke i dhënë një nxitje të re aksionit të qeverisë. Gjatë ditëve të ardhshme do ti shpallë vendimet e mia për qeverinë dhe për prioritetet e saj.
XS
SM
MD
LG