Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka përshëndetur rundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme në Liban. Në një kumtesë mbrëmë vonë, zoti Annan tha se "ishte shumë i inkuurajuar nga zhvillimi demokratik" i votimit në Bejrut. Gjatë tri të dielave të ardhshme zgjedhjet do të zhvillohen edhe në pjesë të tjera të Libanit. Këto janë zgjedhjet e para në Liban prej se trupat e Sirisë u larguan nga ky vend.
XS
SM
MD
LG