Ndërlidhjet

KABUL


Zëdhënësi i Natos, Frederic Feuillatre tha sot se një predhë ka goditur selinë e forcave të aleancës në Kabul. Sipas tij, ky incident, që ndodhi mbrëmë vonë, kaloi pa viktima. Kjo ishte predha e tretë e hedhur në Kabul gjatë dy javëve të kaluara. Një kishte goditur spitalin e qytetit ndërsa tjetra nuk kishte shpërthyer. Gjatë këtyre incidenteve poashtu nuk kishte viktima. Selia e Natos në Kabul është në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe të misioneve të tjera diplomatike në Kabul. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG