Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 21 veta janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga dy sulme vetëvrasëse, në qytetin Hilah në jug të Bagdadit. Policia tha se shpërthimi i parë ndodhi në mesin e një grupi policësh që demonstronin për rrogat, kurse i dyti, menjëherë pas, në mesin e një grupi rekrutësh të policisë që po prisnin tek një Qendër Mjekësore.
Ndërkaq në Bagdad, zyrtarë të Partisë Islamike të Irakut thanë se forcat amerikane e kanë arrestuar liderin e saj. Mohsen Abdul Hamid është arrestuar sot në shtëpinë e tij. Ushtria amerikane nuk e ka konfirmuar lajmin. Por presidenti i vendit, Jalal Talabani, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij, duke thënë se trajtimi i tillë i politikanëve të respektuar është i "papranueshëm".
XS
SM
MD
LG