Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Gjeorgjisë nënshkruan sot një deklaratë sipas të cilës, Rusia u dakordua t'i tërheqë trupat e saj nga Gjeorgjia, deri në fund të vitit 2008. "Tërheqja e forcave ushtarake ruse nga bazat në Gjeorgji do të kompletohet deri në fund të vitit 2008, dhe deklarata i nënvizon të gjitha detajet e tërheqjes", tha ministri rus Sergei Lavrov, pas takimit me homologun e tij, Salome Zurabishvili.
Marrëveshja, të cilën duhet ta nënshkruajnë edhe dy presidentët, paraqet një përparim të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Tbilisit dhe Moskës.
XS
SM
MD
LG