Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen tha sot se të martën ose të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, do ta emërojë të dërguarin e posaçëm për vlerësimin e thellësishëm të standardeve. Ai sot është kthyer nga Nju Jorku, ku të premten mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Petersen shfaqi bindjen se do të arrihet paparimi i dëshirueshëm në rrugën drejt statusit, por tërhoqi vërejtjen se vlerësimi i thellësishëm nuk është i paragjykuar që më parë të jetë pozitiv, prandaj kërkoi unitet nga klasa politike vendore. "Tash më shumë se kurrë, e ardhmja e Kosovës është gati në tërësi në duart e autoriteteve vendëse, përkatësisht të qeverisë, opozitës, autoriteteve komunale, por edhe qytetarëve", tha Jessen-Petersen. Ai shtoi se të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë gjatë dy-tre muajve të ardhshëm. "Rezultati i vlerësimit të thellësishëm nuk është konkluzion që dihet qysh më parë dhe kjo është bërë e qartë në KS, mirëpo pasi deri më tash kemi kapërcyer secilën pengesë, dhe të premten e kaluam edhe një, jam i bindur se do të ketë përparim të mëtejshëm", tha Jessen-Petersen, me t'u kthyer nga Nju Jorku.

XS
SM
MD
LG