Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarë afganë thanë se një bombë që kishte për shënjestër një automjet të NATO-s, ka shkaktuar plagosjen e të paktën 7 vetave. Shefi i policisë rajonale, Mohamad Kabari, tha se bomba ishte e vendosur në një biçikletë të braktisur, dhe ajo ka shpërthyer pak pasi kishte kaluar automjeti me ushtarë. Shpërthimi ka ndodhur disa orë pas sulmit me një predhë ndaj selisë së forcave të NATO-s në Kabul, në të cilin nuk pati të lënduar.
XS
SM
MD
LG