Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesit e qeverisë serbe dhe asaj ruse kanë nënshkruar sot një marrëveshje për t'i ndihmuar refugjatët serbë dhe të zhvendosurit nga Kosova, njofton agjencia Itar-Tass. Qeveria e Moskës ka ndarë 2 milionë dollarë për ndërtimin e 75 shtëpive serbe në Istog dhe Gjurakoc. Ministri i Serbisë për marrëdhënie të jashtme ekonomike, Milan Parivodiq, ka thënë se marrëveshja krijon kushte për kthimin e 50 familjeve serbe në Istog, dhe 25 në Gjurakoc.
XS
SM
MD
LG