Ndërlidhjet

KARTUM


Autoritetet sudaneze kanë arrestuar Paul Foreman, punonjës humanitar për Mjekët pa Kufij, nën akuzat se ka raportuar raste të paqëna dhunimesh në rajonin e Darfurit.
"Nga tetori i vitit 2004 deri në shkurtin e këtij viti, rreth 500 gra janë dhunuar, 250 nga të cilat kanë dhënë dëshmitë e tyre për "Mjekët pa kufij". Bazuar në këto informacione ne kemi botuar një raport ku citohen viktimat, të mbijetuarat dhe janë treguar rrëfimet e tyre të tmerrshme", deklaroi Foreman pas arrestimit lidhur me akuzat.
Nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare Jim Egeland, ka shprehur shqetësimin e tij për arrestimin dhe ka kërkuar nga Sudani lirmin e menjëhershëm të Foreman.
XS
SM
MD
LG