Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia njoftoi sot se ka filluar hetimet për krime lufte ndaj Nebojsha Miçiqit, pjesëtar i forcave paramilitare, i arrestuar javën e kaluar në Argjentinë. Zëdhënësi i Zyrës së prokurorëve për krimet e luftës, Bruno Vekariq, tha se ish-pjesëtari i grupit famëkeq paramilitar Miniq, është i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e civilëve gjatë luftës në Kosovë. Ai njihej si "Komandant Vdekja" dhe udhëhiqte një grup paramilitarësh në rajonin e Pejës.
XS
SM
MD
LG