Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i jashtëm i Belgjikës, Karel De Gucht, tha sot në Prishtinë se vendi i tij do ta mbështesë financiarisht reformën e pushtetit lokal në Kosovë, që është parakusht për fillimin e bisedimeve për statusin final. Ministri De Gucht është takuar me presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe kryeadministratorin Soren Jessen-Petersen.
Po sot, në Kosovë ka qëndruar edhe ministri irlandez i Mbrojtjes, Willi O'Dea, i cili ka inspektuar trupat e irlandeze, të stacionuara në Lipjan.
XS
SM
MD
LG