Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria e Shqipërisë njoftoi se i ka bllokuar fondet e 4 organizatave dhe dy qytetarëve të huaj, të akuzuar nga Kombet e Bashkuara për financimin e veprimtarive terroriste. Zëdhënësi i ministrisë së Financave, Alban Beqaj, tha se fjala është për Shoqatën e Ringjalljes së Trashëgimisë Islame, Organizatën "Taibah International", Fondacionin e ndihmës globale, dhe Fondacionin islamik "Al Haramain".
Shqipëria e ka miratuar Listën e OKB-së për organizatat terroriste, në tetor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG