Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Serbia njoftoi se ka nisur hetime për krime të luftës ndaj Nebojsha Miçiqit, pjesëtar i forcave paramilitare, i arrestuar javën e kaluar në Argjentinë. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorëve për krimet e luftës, Bruno Vekariq, tha se Miçiqi është i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e civilëve gjatë luftës në Kosovë.
Miçiq njihej si "Komandant Vdekja" dhe udhëhiqte një grup paramilitarësh në rajonin e Pejës.
XS
SM
MD
LG