Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Mihail Khodorovski, ish-shef i kompanisë së naftës "Yukos", është dënuar me 9 vjet burgim. Ai është shpallur fajtor për mashtrim dhe evazion fiskal. Po kaq vite i janë shqiptuar edhe partnerit të tij, Platon Lebedev. Prokurorët kanë kërkuar nga 10 vjet burgim për secilin, kurse mbrojtësit e Khodorovskit, kanë thënë se procesi nuk e ka dëshmuar fajësinë e tij.
Para ndërtesës së Gjykatës në Moskë, kongresmeni amerikan Tom Lantos u ka thënë gazetarëve se ai dhe disa kolegë të tij, kanë paraqitur në Kongres një Rezolutë për largimin e Rusisë nga G-8-ta. "Shpresojmë të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, por jemi të shqetësuar me trendin e centralizimit të pushtetit, gjë që na bën të pamundur të vazhdojmë ta konsiderojmë Rusinë si një vend demokratik", theksoi Lantos.
XS
SM
MD
LG