Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se alternativat e kabinetit të qeverisjes së mirë do t'i dërgohen Kuvendit ose forumeve tjera, për t'u bërë realitet. Në mbledhjen e parë, kryetari Thaçi identifikoi Pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit modern të Kosovës, si dy objektivat kryesore të kabinetit për qeverisje të mirë. "Synimi i dytë nuk mund të presë derisa të jetë përmbushur synimi i parë. Pavarësia e Kosovës do të ishte akt i zbehtë nëse nuk do të ishim në gjendje të krijonim një shoqëri në të cilën, të rinjtë do të kishin vende pune, fëmijët do të kishin shkollim të mirë, dhe ku qeveria është demokratike dhe e përgjegjshme përballë nevojave të qytetarëve të vet", ka thënë zoti Thaçi.
XS
SM
MD
LG