Ndërlidhjet

logo-print

KANDAHAR


Presidenti afgan, Hamid Karzai e ka dënuar sulmin vetëvrasës në xhaminë kryesore të Kandaharit, ku u vranë të paktën 17 veta dhe shumë të tjerë u plagosën. Në deklaratën e Karzait thuhet se autoritetet e dinë kush qëndron prapa sulmit, dhe përgjegjësit ai i quajti armiq të Afganistanit dhe islamizmit. Sipas tij, sulmi është një përpjekje për të sabotuar zgjedhjet e shtatorit.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Lutfullah Mashal, i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e të vrarëve ishte edhe shefi i sigurimit të Kabulit. "Si pasojë e sulmit vetëvrasës, të paktën 17 njerëz janë vrarë dhe rreth 36 janë lënduar. Në mesin e të vrarëve ishte edhe gjeneral Akram Khakrizvali", pohoi Mashal.
Sulmi ndodhi gjatë homazheve për klerikun islam, i cili u vra të dielën nga talibanë të dyshuar. Ai ishte përkrahës i fuqishëm i presidentit Karzai.
XS
SM
MD
LG