Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen e ka marrë konfirmimin edhe të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, për takimin e Forumit Politik që pritet të mbahet nesër, derisa një ditë më parë, për këtë është pajtuar edhe me presidentin Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Kosumi. "Partia Demokratike do të marrë pjesë në takim", ka thënë Thaëi, duke mos precizuar nëse ai vetë ose ndonjë zyrtar tjetër do të prezentojë në Forum.
Po sot, në mbledhjen e parë të kabinetit të qeverisjes së mirë, Thaëi ka thënë se alternativat e këtij kabineti do t'i dërgohen Kuvendit ose forumeve tjera, për t'u bërë realitet. Ai identifikoi Pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit modern të Kosovës, si dy objektivat kryesore të kabinetit për qeverisje të mirë.
XS
SM
MD
LG