Ndërlidhjet

AMSTERDAM


Televizioni holandez NOS raportoi se votuesit në Holandë i kanë thënë Jo projekt-kushtetutës së Bashkimit Evropian, në referendumin e sotëm. Sipas tij, 63 përqind e elektoratit ka votuar kundër dhe vetëm 37 përqind për dokumentin. Pjesëmarrja në votim është raportuar 62 përqind, që i tejkalon të gjitha parashikimet. Megjithëse referendumi ishte konsultativ, analistët thonë se Parlamenti nuk mund ta anashkalojë verdiktin e qytetarëve. Parlamenti holandez do të mblidhet nesër për të diskutuar në lidhje me rezultatin.
XS
SM
MD
LG