Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i këshilloj shtetet që të mos i ofrojnë strehim Abu Musab al-Azrqawit, i cili besohet të jetë përgjegjës për shumë sulme terroriste në Irak. Gjatë një konference me gazetarë në Pentagon, Rumsfeld tha se zyrtarët amerikanë besojnë që Zarqawi është në Irak. "Shtetet që do t'i ofrojnë ndihmë atij, do të jenë të lidhura me rrjetin terrorist Al Qaida. "Çdo vend që vendos t'i ofrojë ndihmë mjekësore ose strehë udhëheqësit terrorist, është padyshim duke e lidhur veten me Al Qaida-n, dhe duke kontribuar për sa më shumë vrasje në Irak", tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG