Ndërlidhjet

KANDAHAR


Presidenti afgan, Hamid Karzai, e ka dënuar sulmin vetëvrasës në xhaminë kryesore të Kandaharit, ku u vranë të paktën 19 veta dhe shumë të tjerë u plagosën. Në deklaratën e Karzait thuhet se autoritetet e dinë kush qëndron prapa sulmit, dhe përgjegjësit ai i quajti armiq të Afganistanit dhe islamizmit. Në një konferencë me gazetarë, ministri i Brendshëm afgan, Ali Ahmad Jalali, tha: "Bazuar në raportet nga Kandahari, sulmuesi vetëvrasës mendohet të jetë i huaj, jo afgan", tha Jalali.
Sulmi ka ndodhur gjatë homazheve për klerikun islam, i cili u vra të dielën nga talibanë të dyshuar. Ai ishte përkrahës i fuqishëm i presidentit Karzai.
XS
SM
MD
LG