Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, tha se forcat e udhëhequra nga Aleanca në Afganistan nuk do të marrin rol udhëheqës në shkatërrimin e bimëve narkotike. Scheffer tha se Forca Ndërkombëtare e Sigurisë do të luajë vetëm "rol mbështetës" në përpjekjet afgane për çrrënjosjen e bimëve të tilla.
Këto deklarime ai i bëri në fillim të një vizite triditëshe në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet edhe me presidentin George Bush.
XS
SM
MD
LG