Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen deklaroi se shënimi i vijës kufitare me Maqedoninë do të bëhet atëherë kur të afrohet definimi i statusit të Kosovës. Në këtë temë, kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, që mbrëmë u takua me zotin Petersen, tha se, në nivel teknik, vazhdon kërkimi i modaliteteve për përmbylljen e çështjes së vijës kufitare. Kryeministri Buçkovski dhe kryeadministratori Petersen biseduan edhe për çështjen e regjimit të kalimit të kufirit. U tha se nuk do të aplikohet regjimi i vizave për qytetarët Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG